Bahreini dënoi ashpër sulmet e fundit të kryera nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit, duke i cilësuar “agresion të hapur ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Mbretërisë”.
Në deklaratën zyrtare, autoritetet në Manama theksojnë:
Territori i Bahreinit nuk mund të përdoret si fushëbetejë për të larë hesapet midis shteteve dhe se asnjë pretekst nuk mund të legjitimojë shkeljen e sovranitetit kombëtar.
Qeveria e Bahreinit e bën Iranin plotësisht përgjegjës për këto sulme dhe pasojat e tyre, duke rezervuar të drejtën e vetëmbrojtjes sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Sistemet e mbrojtjes ajrore të vendit kanë interceptuar disa dronë. Sulmet ajrore kishin në shënjestër strukturat e radarëve ushtarakë amerikanë në territorin e Bahreinit.