Vuçiç e pranon se nuk mund të hyjë në Kosovë pa lejen e Kurtit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke komentuar paralajmërimet për ndarjen e 5% të Bruto Produktit Vendor (BPV) për mbrojtjen, ka deklaruar se mezi pret të shohë se si do të realizohen në praktikë këto premtime.
Duke folur për vizitën e përfaqësuesve të Listës Studentore në Kosovë dhe takimin e tyre me peshkopin Teodosije në Graçanicë, Vuçiç ka vënë në pah atë që ai e cilëson si trajtim të ndryshëm ndaj tyre, krahasuar me atë që, sipas tij, i bëhet atij dhe anëtarëve të familjes së tij.
“Unë prej vitesh nuk mund të hyj në Kosovë. As si qytetar, madje as ndonjë anëtar i familjes sime nuk mund të vijë privatisht, sepse Albin Kurti nuk e lejon këtë. Ndërsa atyre ua lejon”, ka deklaruar Vuçiç për “Nacionalni Magazin”, shkruan KosovaPress.
Ai ka kujtuar se përfaqësuesit e Listës Studentore fillimisht kishin deklaruar se nuk kishin shkuar në Kosovë si përfaqësues politikë, ndërsa më pas, në një komunikatë, ishte theksuar se peshkopi Teodosije i kishte pritur si përfaqësues të Listës Studentore.
“Ata e dinin shumë mirë dhe pikërisht për këtë e morën lejen, sepse e dinin”, ka deklaruar Vuçiç.
Ai ka shtuar se qytetarët duhet të mendojnë përse përfaqësuesve të Listës Studentore u është mundësuar hyrja në Kosovë, si dhe përse Nenad Rashiçi i lavdëron aq shumë.
Statusi i vendit kandidat për Kosovën, Koopman: Ende s’jemi në atë pikë, Ligji për Specialen, i padobishëm
Kostadinovski: Për Ligjin e Gjuhëve dhe Rastet e Hagës vendoset pas kompletimit të Gjykatës
150 mijë euro të padeklaruara zbulohen në doganën e Vërmicës, konfiskohen një pjesë e parave
- 12:01 Papa Leo XIV viziton Forcat Ajrore peruane, futet në kabinën e pilotimit të një helikopteri ushtarak (VIDEO)
- 11:53 SpaceX shënon një tjetër arritje historike, Starship kapet në ajër nga krahët mekanikë (VIDEO)
- 11:47 Aksident i rëndë në Iran, autobusi me punëtorë del nga rruga, 12 të vdekur
- 11:44 Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve (VIDEO)
- 11:39 Irani thotë se ka shënjestruar bazën e radarit amerikan në Bahrein me 6 dronë
- 11:16 Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK-së