Në një kohë kur ekranet dhe rrjetet sociale duket se po marrin çdo sekondë të vëmendjes dhe kohës sonë, bibliotekat përballen çdo ditë me sfidën e mbijetesës së librit. Në bibliotekën e Korçës janë 3,650 lexues të regjistruar një shifër që tregon se Korça vazhdon t'i rezistojë disi tundimit digjital, pavarësisht vështirësive për të mbajtur gjallë kulturën e leximit. Ndonëse pjesa më e madhe e të rinjve duket e tërhequr nga bota online, ata që afrohen te libri nuk mjaftohen vetëm me detyrimet e shkollës. Preferencat e tyre anojnë nga bestsellerët e huaj dhe letrarë të kohës, kryesisht romanca dhe thrillerë. Nga ana tjetër, letërsia shqipe mbetet kryesisht preferencë e lexuesve të moshës së tretë.