Atletja shqiptare Luiza Gega është shpallur fituese e garës prej 42 kilometrash në Maratonën e Tiranës. E shoqëruar nga brohorimat dhe duartrokitjet e të pranishmëve, kampionia mbërriti e para në vijën e finishit.
Për fitoren e saj, Gega u shpërblye me çmimin prej 5 mijë eurosh.


