Ka momente kur rrethanat të thonë të ndalesh”/ Veliaj ndan mesazhin për maratonën e Tiranës: Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta

15/11/2026 12:24

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë një mesazh motivues në rrjetet sociale në kuadër të Maratonës së Tiranës.

Përmes një postimi, Veliaj u është drejtuar pjesëmarrësve me thirrjen për të mos u dorëzuar përballë vështirësive dhe për të vazhduar përpara deri në finish.

‘Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta’ shkruan Veliaj.

Postimi i Veliajt:

Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta.

Ka momente kur rrethanat të thonë të ndalesh, por vullneti të kujton pse u nise.

Mos u dorëzo, beso te forca jote dhe vazhdo përpara!

Sepse, siç është e rëndësishme të mbërrish në finish, po aq është edhe të mos heqësh dorë nga rrugëtimi yt.

Suksese!

 

 

Top Channel