Takimi historik do të zhvillohet. Kremlini konfirmoi se Vladimir Putin, Xi Jinping dhe Donald Trump do të ulen bashkë në Shenzhen të Kinës më 19 nëntor, pas një dakordësie mes palëve.
U arrit një akord për të mbajtur një takim trepalësh më 19 nëntor, mes presidentit rus, presidentit kinez dhe presidentit amerikan. Ky takim do të zhvillohet në Shenzhen, në kuadër të samitit të APEC-ut.
Një rast historik
Kurrë më parë, liderët e tri fuqive kryesore bërthamore të botës, nuk janë ulur në të njëjtën tryezë. Gjatë këtij samiti historik pritet që të trajtohen shumë çështje urgjente.
Sipas një zyrtari të lartë amerikan, udhëheqësit mund të diskutojnë për arsenalet përkatëse bërthamore.
Traktati më i fundit për kontrollin e armëve midis Uashingtonit dhe Moskës skadoi në shkurt, duke hequr kufizimet, për të parën herë në mbi 50 vjet.
Një marrëveshje e re bërthamore
Kur marrëveshja e njohur si “New START” ishte pranë skadimit, Trump hodhi poshtë një propozim rus për ta zgjatur me një vit, duke kërkuar akord “të ri, të përmirësuar e të modernizuar”, që do të përfshinte edhe Kinën.
Takimi i Shenzhenit synon të shërbejë si fillimi i asaj që shpresohet të jetë një bisedë mbi çarmatimin bërthamor, e aftë të çojë në zhvillime produktive në të ardhmen, shtoi zyrtari amerikan, duke vënë në dukje se nuk priten njoftime lidhur me ndonjë marrëveshje.
Nuk do të diskutohet për spiunë në Shenzhen
Ndërkaq, një gjë është e sigurt dhe e konfirmuar nga burime të Shtëpisë së Bardhë:
Donald Trump nuk ka ndërmend që të diskutojë çështjen e Alice Huang-ut me homologun e tij kinez, Xi Jinping.
Ajo dyshohet si spiune e Pekinit dhe sipas mediave të huaja, ka patur një lidhje intime me Jensen Huang-un, tashmë ish-drejtor Ekzekutiv i Nvidia-s.