Ka nisur këtë të dielë Edicioni i dhjetë i Maratonës së Tiranës, që ka mbledhur rreth 5,800 garues në këtë aktivitet sportiv. Risi e këtij viti është përfshirja e garës prej 5 kilometrash, e cila synon të krijojë më shumë mundësi për pjesëmarrjen e qytetarëve në këtë event. Për mbarëvajtjen e organizimit janë angazhuar rreth 600 vullnetarë, 800 efektivë policie dhe 500 punonjës të Bashkisë së Tiranës. Për shkak të zhvillimit të maratonës, deri në orën 16:00 do të ketë kufizime në qarkullimin e automjeteve në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.