Kampionia Luiza Gega është fituesja e 42 kilometrave të Maratonës së Tiranës. Mes thirrjeve e brohorimave, ajo ka mbërritur e para në vijën e finishit. Gega e përfundoi garën për 2 orë, 35 minuta e 35 sekonda.

Çmimi i madh që atletja mori është një shumë prej 5 mijë eurosh.


Lajmi kryesor:

42 kilometra, Luiza Gega triumfon mes 5.800 garuesve në Maratonën e Tiranës, fiton çmimin prej 5 mijë eurosh! Fatjon Konomi zë vendin e parë në kategorinë e meshkujve