Hoxha në bazën e NATO-s në Prishtinë: Siguria kombëtare në Shqipëri është cenuar, vendi përballë rreziqeve serioze

Siguria në rajon dhe gjendja e institucioneve shqiptare ishin në qendër të reagimit të Lisandër Hoxhës pas një vizite në Prishtinë. Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike mori pjesë në një darkë në bazën ushtarake të NATO-s dhe u takua me përfaqësues të strukturave të sigurisë e personalitete shqiptare.

Duke folur për situatën në Shqipëri, Hoxha shprehu shqetësimin se strukturat e sigurisë kombëtare janë cenuar dhe se një pjesë e rëndësishme e zinxhirit të sigurisë është komprometuar. Ai kundërshtoi mënyrën e përballjes me krimin dhe korrupsionin, duke argumentuar se mbrojtja e demokracisë kërkon institucione që veprojnë me profesionalizëm dhe integritet.

Të lidhura

None found

Në reagimin për vizitën, Hoxha tregoi se kishte qenë në Zyrën e Inteligjencës së NATO-s. Atje, ai u takua me ish-komandantin e Zyrës G2 të Inteligjencës dhe Sigurisë dhe i përcolli urimet drejtuesit të ri të strukturës. Sipas tij, biseda trajtoi sigurinë e përbashkët dhe kërcënimet ndaj rajonit, përfshirë terrorizmin, luftën hibride dhe krimin e organizuar ndërkombëtar.

 

 

Për Hoxhën, forcimi i kapaciteteve të sigurisë së Shqipërisë duhet të ecë përkrah konsolidimit të institucioneve demokratike dhe sundimit të ligjit. Ai theksoi se ky proces duhet të mbështetet në bashkëpunimin me NATO-n dhe në përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Vizita në Prishtinë përfshiu edhe takime me Ukë Rugovën, deputet i Kosovës dhe djali i ish-presidentit Ibrahim Rugova, si dhe me Naim Dedushajn, Drejtor Ekzekutiv i Biznesit të Diasporës Shqiptare. Diskutimet me ta u përqendruan te zhvillimet në Shqipëri e Kosovë, sfidat që ndajnë dy vendet dhe perspektiva e tyre euroatlantike.

Një vlerësim të veçantë Hoxha i kushtoi diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe në pjesë të tjera të botës. Ai e konsideroi jetik kontributin e saj për t’u përcjellë aleatëve ndërkombëtarë interesat dhe shqetësimet e shqiptarëve.

Në mbyllje të reagimit, Hoxha u shpreh se orientimi euroatlantik duhet të mbetet rruga e Shqipërisë dhe Kosovës, me vizionin politik të Ibrahim Rugovës si referencë. Sipas tij, përpjekjet e përbashkëta duhet t’i shërbejnë zhvillimit të dy vendeve dhe forcimit të rolit të shqiptarëve në rajon.


grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişgrandpaşhabetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobet