Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë një mesazh motivues në rrjetet sociale në kuadër të Maratonës së Tiranës.
Përmes një postimi, Veliaj u është drejtuar pjesëmarrësve me thirrjen për të mos u dorëzuar përballë vështirësive dhe për të vazhduar përpara deri në finish.
‘Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta’ shkruan Veliaj.
Postimi i Veliajt:
Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta.
Ka momente kur rrethanat të thonë të ndalesh, por vullneti të kujton pse u nise.
Mos u dorëzo, beso te forca jote dhe vazhdo përpara!
Sepse, siç është e rëndësishme të mbërrish në finish, po aq është edhe të mos heqësh dorë nga rrugëtimi yt.
Suksese!
