E diel, 15 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Fole shumë vonë Pandi, tani e ka marrë ferra uratën!
OP-ED

Fole shumë vonë Pandi, tani e ka marrë ferra uratën!

Editorial | PUBLIK.al

Ka diçka thellësisht ironike te paralajmërimi i Pandeli Majkos në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Ish-kryeministri, një nga zërat më të vjetër të së majtës shqiptare, foli me dyer të mbyllura dhe u tha kolegëve se ekzistojnë “1 mijë orë filmime” me eksponentë socialistë në skena erotike dhe korruptive. Këshilla e tij nuk ishte “shkoni në SPAK”. Nuk ishte as “t’i kërkojmë falje publikut”. Ishte: “Jepni dorëheqjen para se të dalin. Mos e vini në siklet partinë dhe kolegët.”

Pra, problemi për Majkon nuk është korrupsioni dhe shkërmoqja e shtetit, por sikleti për moralin e partisë.

Ky është thelbi i krizës që po kalon sot PS-ja. Dhe pikërisht për këtë arsye, paralajmërimi i Majkos nuk tingëllon si akt guximi. Tingëllon si pranim i vonuar i diçkaje që shumëkush e dinte, por që askush nuk deshi ta thoshte.

Një sistem që u ndërtua para syve të të gjithëve, edhe para socialistit të ndershëm bio Pandeli Majko.

Ergys Agasi nuk ra nga qielli, ai është djali i një ish-deputeti të njohur socialist, Bardhyl Agasi. Hyri në administratë me propozim të LSI-së në kohën e bashkëqeverisjes me PS-në dhe e mbajti postin deri në vitin 2017. Kur PS dhe LSI u ndanë, ai nuk u largua nga pushteti, por ndikimi i tij vetëm sa u rrit. Fotografia e vdekjes së Martinajt duhet të ketë qenë superampula që e bëri “zv/kryeministër” de facto. Ai arriti jo vetëm të filmonte edhe figura të biznesit dhe të administratës, përfshirë institucione që menaxhojnë tenderat digjitalë të shtetit. Agasi filmonte zyrtarët që vinin në ambientet e tij dhe i arkivonte pamjet, për t’i përdorur më vonë si mjet presioni. Disa prej deputetëve, apo ministrave, edhe u fuste ndonjë shpullë.

Gysi nuk ishte një aventurier i vetmuar, i cili u bë “kryeministër” pa funksion të lartë zgjedhor, pa mandat. Ka edhe një dimension më të rëndë, që del përtej moralit. Në qindra orë regjistrime komprometuese me zyrtarë në detyrë, këta zyrtarë që kanë qenë dhe janë ende të shantazhueshëm. Një deputet, ministër apo drejtues institucioni që e di se dikush mban një video të tij nuk vendos më lirisht. Vendos me frikë. Ndaj është përgjegjësi e prokurorëve të SPAK dhe konkretisht e Klodian Brahos që minimalisht të largohen nga postet në administratë personazhe të videove të kuplarasë së Ergys Agasit në ish-Bllok dhe jo vetëm.

Për vite me radhë, vendime publike janë marrë jo në interes të qytetarëve, por në interes të atij që mbante kamerën Gys Agasit. Ligje, tendera, emërime, leje dhe shumica e vendimeve të shtetit janë marrë nën presionin e këtyre filmimeve.

Prandaj, rreziku nuk është sikleti i partisë, siç e paraqiti Majko. Rreziku është kapja e shtetit. Një mijë orë filmime nuk regjistrohen në një javë. Këtu kemi të bëjmë me një sistem që ka funksionuar nën hundën e të gjithëve, me heshtjen e të gjithëve dhe të Pandeli Majkos. Një parti që ka qeverisur vendin për më shumë se një dekadë nuk ka të drejtë ta trajtojë një skandal të këtyre përmasave si problem imazhi. Ka detyrimin ta trajtojë si problem shteti. Klodian Braho dhe prokurorët e SPAK duhet t’u thonë qytetarëve se sa nga zyrtarët që janë në detyrë mund të jenë subjekt shantazhi nga këto filmime. Sa gjyqtarë apo prokurorë janë në këto video.

A japin sot vendime apo japin tendera dhe emërime në administratë?

Edhe ti, zoti Majko, heshte para Gysit dhe shumë Ergysëve të tjerë që bënë rrush e kumbulla ekonominë e këtij vendi dhe e kthyen shtetin në tallava Shijaku dhe Elbasani.

Shumë vonë, Pandi. Shumë vonë. Tani duket se këtu e ka marrë ferra uratën!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.