Bota

Sulm ajror në Gaza, Izraeli vrau një komandant të lartë të Hamasit!

Izraeli njoftoi vrasjen e një komandanti të lartë të Hamasit, në një sulm ajror në jug të Rripit të Gazës. Viktimë mbeti Samir Mahmoud Hassan Abu Younis, drejtues i Brigadës Rafah të Hamasit.

Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Abu Younis kishte marrë drejtimin rreth dy muaj më parë, pas vrasjes së paraardhësit. Më herët, ka shërbyer si zv.komandant i brigadës dhe pati drejtuar batalionin Tel al-Sultan.

Ushtria izraelite e akuzonte për përfshirje në planifikimin e sulmit të 7 tetorit 2023 në Izrael, për goditje ndaj civilëve e ushtarëve izraelitë dhe si të angazhuar në rindërtimin e kapaciteteve ushtarake të Hamasit.

Brigadat Al-Qassam, krahu i armatosur i Hamasit, e përshkruan Abu Younis-in si një nga komandantët e rëndësishëm të përfshirë në planifikimin dhe mbikëqyrjen e sulmit të 7 tetorit, krahas të tjera operacioneve të rëndësishme.

Abu Younis pasoi Nael Abu Obeid-in, i vrarë nga Izraeli më 15 shtator, duke u bërë komandanti i radhës i Hamasit i eliminuar nga forcat izraelite.