Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja

15 Nëntor 2026 | 13:10

Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë më shumë pushtet për të luftuar spiunazhin, terrorizmin dhe aktet e sabotimit, pasi Parlamenti i vendit aprovoi me shumicë dërrmuese ndryshimin e legjislacionit.

Ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt, që promovoi draftin, e ka quajtur atë reformën e shekullit, duke e konsideruar një domosdoshmëri përballë rritjes së kërcënimeve nga fuqitë e huaja.

Ligji u jep kompetenca të reja dy agjencive të spiunazhit, asaj për jashtë BND dhe asaj të brendshme BfV, ose Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës.

Në Bundestag, 309 ligjvënës votuan pro ligjit të ri, ndërsa 190 votuan kundër dhe 71 të tjerë abstenuan.

Për motive historike, shërbimet sekrete gjermane kanë qenë kryesisht të fokusuara në mbledhjen e informacionit se sa në ekzekutimin e tij.

Në të ardhmen, agjentët gjermanë të shërbimit BND do të mund të kryejnë operacione të fshehta jashtë vendit, përfshirë akte sabotimi.

Kjo përfshin paralizimi i serverëve për grupet e hakerave të mbështetur nga shtetet armike, shkatërrimin e rrjeteve të informacionit, si dhe pengimin e zinxhirëve të furnizimeve me armë.

Ndërsa agjentët për shërbimet e brendshme, BfV, nuk do të kufizohen më tek mbledhja e informacionit, por, për herë të parë do të mund të ndërmarrin veprime mbrojtëse ndaj pronave, apo sistemeve elektronike, në rast se konstatohen kërcënime.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Macron, do të biesh ashtu siç ranë rojet e tua”, 200 mijë njerëz marshuan rrugëve të Francës

Në Francë, protestuesit që dolën në rrugë të shtunën në qytete të shumta, përfshirë Parisin, Lionin dhe Rouenin – me thirrjen e sindikatave të ndryshme...
10:19 | 15/11/2026

Të groposura në pyje, dalin pamjet nga zbulimi i rreth 17 milionë eurove të ish-ministrit hungarez (VIDEO)

Pamjet filmike dhe fotografitë nga hetimet e autoriteteve hungareze zbulojnë mënyrën se si miliona euro në para të gatshme ishin fshehur në vende të ndryshme,...
22:30 | 14/11/2026

“Britania dhe Franca të heqin mbrojtjen bërthamore për aleatët evropianë”, zbardhen kushtet e Moskës për përfundimin e luftës në Ukrainë

Rusia kërkon ndryshime të thella në arkitekturën e sigurisë evropiane si kusht për arritjen e një marrëveshjeje paqeje me Ukrainën. Sipas një dokumenti të negociatorëve...
19:32 | 14/11/2026