Studimi: Konsumi i rregullt i kafes ndikon në funksionimin e sistemit tretës
Konsumimi i rregullt i kafesë mund të ndikojë në funksionimin e sistemit tretës, duke nxitur lëvizjet e zorrëve dhe duke ndikuar në përbërjen e baktereve të tyre. Ky është rezultati i një studimi të Universitetit të Kopenhagës.
Në studim morën pjesë 61 të rritur të shëndetshëm në Danimarkë. Studiuesit përdorën një kapsulë të vogël elektronike, të cilën pjesëmarrësit e gëlltitën për të monitoruar proceset në aparatin tretës.
Rezultatet treguan se personat që konsumonin nga 1 deri në 5 filxhanë kafe në ditë kishin një diversitet më të madh të mikroorganizmave në zorrë. Gjithashtu, ata paraqisnin aciditet më të ulët në zorrën e hollë dhe më shumë kontraktime të kolonit, lëvizje që ndihmojnë në kalimin e mbetjeve dhe mund të parandalojnë kapsllëkun.
Megjithatë, studiuesit theksojnë se nuk është provuar ende se kafeja është shkaku i drejtpërdrejtë i këtyre ndryshimeve. Nevojiten studime të mëtejshme për të kuptuar ndikimin e saj në shëndetin e sistemit tretës.
Diabeti, sëmundja e heshtur që prek mijëra shqiptarë, mjekët apelojnë për kontrolle në kohë
Punimet për ujësjellësin dhe kanalizimet në Lin, banorët kërkojnë garanci
Gjobitja e të miturit jetim, Shehi: I varfri e pëson gjithmonë më shumë, masat për të trembur protestuesit
- 13:23 Sanksionet ndaj Rusisë, forcat e armatosura evropiane bastisin anijen e flotës-hije
- 13:10 Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
- 12:39 42 kilometra për 2 orë, 35 minuta e 35 sekonda, Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës
- 12:25 Vuçiç e pranon se nuk mund të hyjë në Kosovë pa lejen e Kurtit
- 12:01 Papa Leo XIV viziton Forcat Ajrore peruane, futet në kabinën e pilotimit të një helikopteri ushtarak (VIDEO)
- 11:53 SpaceX shënon një tjetër arritje historike, Starship kapet në ajër nga krahët mekanikë (VIDEO)