Emigranti shqiptar kërkon vajzën e jetës: “Nuk dua aventura, dua të krijoj familje!”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.11.2026, 13:26

Një djalë 30-vjeçar, me origjinë nga jugu i Shqipërisë, i cili prej kohësh jeton dhe punon në emigrim në Itali, ka një dëshirë të veçantë: të njohë një vajzë shqiptare që kërkon një lidhje serioze dhe ka dëshirë të ndërtojë familjen e saj.

Me rastin e kthimit në Shqipëri për festat e fundvitit, ai shpreson që përmes faqes sonë të krijojë një njohje të bukur, e cila mund të kthehet në një lidhje të qëndrueshme.

Ai shprehet se nuk kërkon aventura apo njohje kalimtare siç ndodh rëndomë me të huajat, por një vajzë me vlera, qëllime të përbashkëta dhe dëshirë për të ndërtuar një të ardhme së bashku.

Vajzat e interesuara për një njohje serioze mund ta kontaktojnë drejtpërdrejt me djalin.

Ndonjëherë, një njohje e thjeshtë mund të jetë fillimi i një historie të bukur dashurie! ❤

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit