Mjegulla përfshin Juglindjen, vështirësi në qarkullimin rrugor në disa akse nacionale

15 Nëntor 2026 | 13:28

Mjegulla ka përfshirë gjatë ditës së sotme një pjesë të madhe të juglindjes së vendit, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa prej akseve rrugore nacionale.

Më e dendur mjegulla është paraqitur në segmentin nga fshati Libonik deri në Grabovicë, në aksin Korçë-Pogradec. Probleme me dukshmërinë janë evidentuar gjithashtu në rrugën Voskop-Voskopojë, në segmentin Boboshticë-Dardhë, si dhe në pjesë të ndryshme të aksit Qafë Plloçë-Qukës dhe në majën e Qafë Thanës.

Për shkak të këtyre kushteve atmosferike, Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Ndërkohë, në kushtet e uljes së dukshmërisë, Sektori i Qarkullimit Rrugor ka shtuar patrullat në akset problematike për të monitoruar situatën dhe për të garantuar sigurinë e përdoruesve të rrugës.

Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohen aksidente rrugore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

42 kilometra për 2 orë, 35 minuta e 35 sekonda, Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës

Luiza Gega është shpallur fituese e garës së maratonës për femra, në distancën prej 42 kilometrash, në edicionin e dhjetë të Maratonës së Tiranës. Atletja...
12:39 | 15/11/2026

Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve (VIDEO)

Parku Kombëtar i Llogorasë është përfshirë nga mjegulla e dendur, duke krijuar një panoramë të pazakontë në një prej atraksioneve më të bukura turistike të...
11:44 | 15/11/2026

Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK-së

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq një jurist të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), i akuzuar për shpërdorim detyre, pasi...
11:16 | 15/11/2026