Kaos në miqësoren mes amerikanëve dhe meksikanëve, gjyqtari ndëshkon pesë lojtarë me të kuq

Një ndeshje miqësore mes New York Red Bulls dhe skuadrës meksikane América përfundoi në kaos, pasi në minutat e fundit shpërtheu një përleshje masive mes futbollistëve të të dyja ekipeve.
Ndeshja, e zhvilluar në New Jersey, përfundoi me fitoren 1-0 të ekipit amerikan, por rezultati mbeti në plan të dytë pas incidentit të rëndë që ndodhi në minutën e 85-të.
Gjithçka nisi pas një faulli pranë vijës së portës. Një debat verbal mes lojtarëve u përshkallëzua shpejt në shtyrje dhe më pas në shkëmbim goditjesh. Në përleshje u përfshinë futbollistë nga të dyja skuadrat, ndërsa shokët e ekipit dhe anëtarët e stafit teknik u përpoqën të qetësonin situatën.
Red Bull New York 🇺🇸 1:0 🇲🇽 Club America - friendly game played at the Sports Illustrated Stadium. Extraordinary scenes in the last 5 minutes when an ice hockey style fight broke out. Both sides finished the ⚽️ with 8 men. #RBNY @ClubAmerica @NewYorkRedBulls https://t.co/beIgEnj1TD
— An English Groundhopper in East Flanders (@AnFlanders) November 15, 2026
Një nga momentet më të rënda të incidentit u regjistrua kur Andy Rojas, futbollist i New York Red Bulls, goditi në pjesën e pasme të kokës Dagoberto Espinozën e América.
Pas rikthimit të qetësisë, gjyqtari ndëshkoi me kartonë të kuq pesë futbollistë. Ronald Donkor dhe Nehuen Benedetti u përjashtuan nga skuadra vendase, ndërsa Emilio Lara, Ramón Juarez dhe Dagoberto Espinoza u larguan nga loja te América.
Situata u tensionua edhe më shumë kur disa tifozë nga tribunat nisën të hedhin objekte në fushë. Pamjet e përleshjes u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërsa ende nuk dihet nëse Andy Rojas do të përballet me ndonjë masë disiplinore për veprimin e tij.
Pas ndeshjes, trajneri i New York Red Bulls, Michael Bradley, nuk shfaqi shqetësim të tepruar për incidentin, duke theksuar se edhe në ndeshjet miqësore futbollistët hyjnë në fushë me dëshirën për të fituar.
What are these Club America and New York Red Bulls players doing, fighting in a friendly match? 🤣Ref went home feeling like he just refereed El Clasico. He gave out more red cards than goals. https://t.co/7kwa6hggha
— Pulse Edge Sports (@PulseEdgeSports) November 15, 2026
“Dëgjon njerëz që thonë se nuk ka miqësore të vërteta. Lojtarët ende duan të garojnë dhe të fitojnë, pavarësisht se çfarë lloj ndeshjeje është. Kjo është pjesë e futbollit në netë të caktuara”, deklaroi Bradley. /Telegrafi/










































