Shpallen fituesit e Edicionit të 10-të të Maratonës së Tiranës, të zhvilluar sot.
Atletja shqiptare, Luiza Gega triumfoi në distancën legjendare prej 42 kilometrash për femra, duke kaluar vijën e finishit me kohën fantastike 2 orë, 35 minuta e 35 sekonda.
Vendi i Parë në Maratonën e Tiranës 2026 për meshkuj u sigurua nga Fatjon Konomi.
Gjysmëmaratona (21 km) u fitua nga Bledar Mesi për meshkuj dhe Redia Dauti për femra.
Fituese në Kategorinë 10 km për femra ishte Elizabeta Marku, ndërsa në garën 10 kilometra për meshkuj, Vendi i Parë për Dmytro Didovodiuk-un.