Gjykata e lartë e Jordanisë dënoi të dielën me vdekje tre persona për kryerjen e një sulmi ndaj një kishe në provincën jugore të Karakut muajin e kaluar, sulm që la të vdekur nëntë persona, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve "Petra". Gjykata i shpalli burrat fajtorë për vepra penale që përfshijnë kryerjen e akteve terroriste me pasojë vdekjen, posedimin e armëve dhe municioneve për qëllime terroriste, si dhe promovimin e ideologjisë së një grupi terrorist. Vendimi mund të apelohet dhe i nënshtrohet shqyrtimit automatik nga Gjykata e Kasacionit, bëri të ditur "Petra".