Përplasen dy avionë në aeroportin e Miamit, dy persona të plagosur

15 Nëntor 2026 | 14:10

Dy avionë pasagjerësh dhe mallrash u përplasën të shtunën në mbrëmje në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit në Florida të SHBA-së. Si pasojë e incidentit, dy persona mbetën të plagosur lehtë, ndërsa nuk pati ndikim në funksionimin normal të aeroportit.

Sipas Administratës Federale të Aviacionit (FAA), një avion Boeing 737 i kompanisë Copa Airlines goditi pjesën e përparme të një Boeing 767 të kompanisë UPS, ndërsa të dy mjetet fluturuese po lëviznin në pistat e taksimit.

FAA bëri të ditur se kontrollorët e trafikut ajror i kishin kërkuar ekuipazhit të avionit të UPS-it t’i jepte përparësi fluturimit të Copa Airlines. Në momentin e përplasjes, avioni i kompanisë Copa po drejtohej drejt portës së terminalit, pasi kishte mbërritur nga Panama City, ndërsa avioni i UPS-it po përgatitej për nisje drejt Bogotas në Kolumbi.

Dy personat e plagosur morën ndihmën e parë në vendngjarje nga Shërbimi i Shpëtimit dhe Zjarrfikësve të Miami-Dade. Sipas autoriteteve, ata kishin pësuar lëndime të lehta dhe nuk ishte e nevojshme të transportoheshin në spital.

Nga ana e saj, Copa Airlines konfirmoi përfshirjen e një prej avionëve të saj në incident. Kompania bëri të ditur se në bordin e Boeing 737-800NG ndodheshin 166 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

Sipas informacioneve paraprake të kompanisë, përplasja ndodhi mes avionit të mallrave dhe pjesës së majtë të avionit të Copa Airlines, ndërsa të dy po lëviznin në pistat e taksimit. Kompania shprehu keqardhje për shqetësimin e shkaktuar, duke theksuar se siguria e pasagjerëve dhe ekuipazhit mbetet përparësia kryesore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sanksionet ndaj Rusisë, forcat e armatosura evropiane bastisin anijen e flotës-hije

Forca të armatosura evropiane hipën në bordin e një anijeje-cisternë në ujërat detit Mesdhe, që dyshohej se i përkiste asaj që njihet si flota-hije e...
13:23 | 15/11/2026

Papa Leo XIV viziton Forcat Ajrore peruane, futet në kabinën e pilotimit të një helikopteri ushtarak (VIDEO)

Papa Leo XIV ka vizituar Forcat Ajrore të Perusë, ku është filmuar në kabinën e pilotimit të një helikopteri ushtarak, së bashku me pilotët. Pamjet...
12:01 | 15/11/2026

SpaceX shënon një tjetër arritje historike, Starship kapet në ajër nga krahët mekanikë (VIDEO)

Kompania hapësinore SpaceX ka realizuar një tjetër demonstrim të rëndësishëm teknologjik, duke kapur për herë të parë në ajër anijen kozmike Starship, përmes krahëve gjigantë...
11:53 | 15/11/2026