E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Qëlluan me vezë dhe sende të forta makinën e Ramës dje në Gjirin e Lalzit, 2 të arrestuar dhe 9 në hetim

Policia ka arrestuar 2 persona, të cilët goditën me vezë makinën e kryeministrit Edi Rama në fshatin Kameras, në aksin rrugor Maminas–Gjiri i Lalzit, teksa ishte duke shkuar për në Asamblenë e PS.

Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Ndërkohë që policia në një njoftim për mediat bën me dije se janë proceduar në gjendje të lirë edhe 9 persona të tjerë, të cilët akuzohen për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Njoftimi i policisë:

Reklamë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. L., 28 vjeç, dhe A. D., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Gjithashtu, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

E. P., 33 vjeçe, D. G., 50 vjeç, O. D., 34 vjeç, M. C., 28 vjeçe, L. A., 24 vjeçe, I. R., 31 vjeç, N. S., 23 vjeçe, J. S., 25 vjeçe, të tetë banues në Tiranë, si dhe I. Ll., 27 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Këta shtetas, më datë 14.11.2026, rreth orës 10:00, në fshatin Kameras, në aksin rrugor Maminas–Gjiri i Lalzit, kanë tentuar të bllokojnë rrugën dhe kanë hedhur vezë dhe sende të forta në drejtim të automjeteve të personaliteteve të larta shtetërore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.