Duket se problemet me rrjetin energjitik në Shqipëri nuk kanë të sosur, kryesisht në zonat rurale.

Në qytetin e Bulqizës, kabina e lagjes “Gjeologu” është kthyer në makth për banorët e zonës, teksa amortizimi deri në shembje mbetet rrezik për fëmijët.

Edhe pse prej vitesh është kthyer në kërcënim për banorët, kabina në lagjen Gjeologu në Bulqizë vijon të mbetet ngrehinë që shton rrezikun dita-ditës.

Godina e kabinës elektrike ka pësuar shembje që sa vijnë e thellohen, pa u bërë përshtypje strukturave që duhet të ndërhyjnë, sa nuk ka ndodhur më e keqja. Banorët atje jetojnë me frikë, kryesisht për fëmijët, teksa muret rrezikojnë të bien.

Lidhur me shqetësimin, ne u interesuam edhe pranë OSHEE-së lokale, e cila, edhe pse është në dijeni të rastit, nuk ka një përgjigje se cilat janë masat për shmangien e këtij rreziku, kthyer tashmë në kërcënim për jetë njerëzish.