Sunday, November 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Izraeli eliminon komandantin e lartë të Hamasit, i dyshuar si planifikues i sulmit të 7 tetorit

timoni.al by timoni.al
November 15, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Izraeli eliminon komandantin e lartë të Hamasit, i dyshuar si planifikues i sulmit të 7 tetorit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Samir Abu Younis, komandant i Brigadës Rafah, u vra në një sulm ajror izraelit në Gazën jugore, njoftoi krahu i armatosur i Hamasit. 53-vjeçari, një nga drejtuesit e lartë të organizatës, sipas Hamasit kishte marrë pjesë në planifikimin dhe mbikëqyrjen e sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit.

Sulmi ndodhi të shtunën në zonën Al-Mawasi, pranë Khan Yunis, në jug të Gazës. Ushtria izraelite dhe shërbimi i sigurisë së brendshme Shin Bet thanë se kishin goditur një oficer të lartë ushtarak të Hamasit, pa e publikuar fillimisht emrin e tij. Identiteti u bë i ditur më vonë nga Brigadat Al-Qassam, të cilat konfirmuan vdekjen e Abu Younis. Sipas raporteve ndërkombëtare, ai ishte në një rrugë në zonë kur u sulmua; persona të tjerë u plagosën dhe u dërguan në Spitalin Nasser në Khan Yunis për trajtim.

Abu Younis kishte marrë komandën e Brigadës Rafah pas vdekjes së paraardhësit të tij, Nayel Abu Obeid, në shtator. Ai iu bashkua krahut të armatosur të Hamasit në vitin 1991 dhe, sipas organizatës, kishte mbajtur një sërë pozicionesh të larta operative në zonën e Rafah. Brigadat al-Qassam e përshkruan atë si një nga figurat më të rëndësishme të përfshira në planifikimin dhe mbikëqyrjen e sulmit të 7 tetorit 2023.

Nga ana e tyre, forcat izraelite thanë se Abu Yunis kishte udhëhequr anëtarët e Brigadës së Rafah në sulme kundër civilëve dhe ushtarëve izraelitë dhe e dyshonin për pjesëmarrje në përpjekje për të rindërtuar aftësitë operative të organizatës. Ngjarja vjen në kontekstin e një marrëveshjeje armëpushimi që hyri në fuqi në tetor 2025, e cila megjithatë nuk ka parandaluar përsëritjen e sulmeve izraelite në Rripin e Gazës, ndërsa të dyja palët akuzojnë njëra‑tjetrën për shkelje të kushteve të saj.

(Burimi: Top Channel)

Previous Post

Defekti që paralizoi fluturimet për orë të tëra në SHBA: çfarë e shkaktoi; autoritetet paralajmërojnë: mund të përsëritet

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al