“Jashtëtokësorët kanë zbritur në tokë. Kjo është arsyeja e vërtetë pse janë pezulluar të gjitha fluturimet. Ata nuk duan të shkaktojnë panik global”. Ky është teksti i postimit në X nga shkrimtari Stephen King, i cili u shfaq pak pasi trafiku ajror në SHBA u pezullua. Amerikani King, 79 vjeç, është një nga autorët më të njohur të zhanrit fantastik dhe horror. Ai është autori i veprave *The Shining*, *It*, *Cujo*, *Misery* dhe *Carrie*, romane që janë përshtatur edhe në filma, të dashur si nga publiku, ashtu edhe nga kritikët. Mesazhi për jashtëtokësorët, qartazi ironik dhe me tone shakaje, ndihmoi për të lehtësuar sadopak atmosferën, mes çrregullimeve të shkaktuara nga problemet në sistemet e komunikimit të kontrollit të trafikut ajror, të cilat çuan në pezullimin e ngritjeve të avionëve në aeroportet amerikane. Natyrisht, pati mijëra reagime në rrjetet sociale, që nga ato serioze e deri te ato me natyrë humoristike. Karikatura të ndryshme paraqisnin jashtëtokësorë që kërkonin të takonin liderin e SHBA-së, por mbeteshin të habitur kur shihnin Trumpin; llogaria “MAGA aliens” iu përgjigj shkrimtarit: “Na ke përgatitur prej dekadash; është më se e drejtë që të jesh ti ai që na e jep këtë lajm”.