Dukshmëria është ulur në disa segmente të akseve Korçë-Pogradec, Voskop-Voskopojë dhe Qafë Plloçë-Qukës. Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar.
Mjegulla ka përfshirë gjatë ditës një pjesë të madhe të juglindjes së Shqipërisë, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në disa prej rrugëve nacionale.
Problematike paraqitet veçanërisht dukshmëria në segmentin nga fshati Libonik deri në Grabovicë, përgjatë aksit Korçë-Pogradec. Kushte të ngjashme janë evidentuar edhe në rrugën Voskop-Voskopojë, në segmentin Boboshticë-Dardhë, si dhe në disa pjesë të aksit Qafë Plloçë-Qukës dhe në majën e Qafë Thanës.
Përballë këtyre kushteve atmosferike, Policia Rrugore u kërkon drejtuesve të automjeteve të ulin shpejtësinë, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të zbatojnë rregullat e qarkullimit.
Ndërkohë, për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të rritur sigurinë në rrugë, Sektori i Qarkullimit Rrugor ka shtuar patrullat në segmentet ku janë evidentuar vështirësi.
Deri në këto momente, fatmirësisht nuk raportohet për aksidente rrugore.


