Irani ka shënjestruar një bazë ajrore në Bahrein, në valën më të fundit të sulmeve që nga shtatori, duke shkaktuar paralajmërime publike dhe aktivizimin e sirenave në këtë shtet të Gjirit Persik gjatë mëngjesit të së dielës. Sipas mediave iraniane, Garda Revolucionare e Iranit ka deklaruar se kishte dërguar gjashtë dronë për të sulmuar një sistem radarësh amerikanë në shtetin ishullor, aleat të SHBA-së. Shpërthime janë dëgjuar në zonën përreth kryeqytetit Manama, por autoritetet e Bahrejnit kanë thënë se sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore i kishin pikasur sulmet përpara se ato të arrinin objektivat.