Një ditë pas konfuzionit në Asamblenë e PS mbi kërkesat e kryesocialistit Edi Rama për përjashtime nga partia, mësohet se mbeten jashtë forumeve Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca. Nga qëndrimi politik të shtunën, ata mund të mos jenë të fundit por nuk janë as të parët. Historinë e largimeve në Partinë Socialiste e ka nisur po Edi rama në 2007 kur riorganizoi strukturat e cilësoi drejtimin e mëparshëm të Fatos Nanos si një epokë të mbyllur dhe e la ish kryetarin jashtë vendimarrjes partiake,pasi refuzoi edhe mbështetjen e tij për president.