Kosova në Nations League, llogaritë e ‘Dardanëve’ për të ruajtur vendin e dytë
Ndërhyrja e rëndë e Miro Tenho në minutën e 67-të ndaj Finlandës la pasoja. Stafi teknik nuk dëshiron të rrezikojë përkeqësimin e dëmtimit dhe ka hequr dorë nga aktivizimi i sulmuesit.
Ernest Muçi nuk do të jetë i gatshëm për sfidën vendimtare ndaj Bjellorusisë. Dëmtimi i pësuar në përballjen me Finlandën, pas një ndërhyrjeje të rëndë nga mbrojtësi Miro Tenho në minutën e 67-të, duket se nuk e ka lejuar sulmuesin të rikuperohet në kohë. Finlandezit iu tregua kartoni i kuq për këtë ndërhyrje.
Pavarësisht rëndësisë së ndeshjes për Shqipërinë, stafi teknik ka vendosur të mos marrë rrezikun e përkeqësimit të gjendjes fizike të futbollistit, duke preferuar një alternativë tjetër në repartin ofensiv. Një vendim që merr në konsideratë edhe detyrimet e Muçit ndaj klubit të tij. Mungesa e tij është një goditje e rëndësishme për kuqezinjtë, të cilët humbasin një nga lojtarët më në formë të momentit, autorin e golit spektakolar ndaj Finlandës, por edhe të golit të dytë në fitoren 3-0 ndaj Bjellorusisë në ndeshjen e parë.
Top Channel