Skip to content
15 November, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Rikthehen telashet me drejtësinë, tashmë në Gjykatën e Lartë, Prokuroria e Apelit ankimoi për Luiz Ejllin

ShkodraWeb 15 November, 2026
luiz ejlli gjykata larte 2026

Edhe pse një vit më parë u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit, fati ligjor i këngëtarit Luiz Ejlli mbetet ende i hapur. Prokuroria ka kundërshtuar vendimin e pafajësisë, duke paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, ku çështja pritet të shqyrtohet më 24 nëntor dhe relator është caktuar gjyqtari Sokol Binaj.

Luiz Ejlli u akuzua për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, kryer në bashkëpunim. Sipas Prokurorisë, gjatë periudhës kur kishte humbur licencën e noterit, ai kishte përdorur vulën noteriale për të hartuar një deklaratë që justifikonte burimin e një shume prej 210 mijë eurosh, në favor të shtetasit Fatmir Avdurramani.

Më 2 tetor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë në Fier e shpalli fajtor Ejllin dhe e dënoi me një vit burgim. Ndërkohë, bashkëpandehuri i tij, Fatmir Avdurramani, u dënua me 18 muaj burgim. Por më 8 maj 2025, Gjykata e Apelit në Tiranë ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke shpallur të pafajshëm të dy të pandehurit. Prokuroria e Apelit depozitoi rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar shqyrtimin e vendimit të pafajësisë. Me shumë mundësi, pas shqyrtimit, çeshtja nuk do të kalohet për gjykim ose do të pushohet, si pasojë e amnistisë së miratuar disa kohë më parë, ku përfshihet edhe vepra penale për të cilën akuzohet Ejlli.

Post navigation

Previous: RAPORTI – Reshjet intensive të shiut, ja si paraqitet situata në Qarkun e Shkodrës këtë të diel…

TË FUNDIT

permbytje theth 2026

RAPORTI – Reshjet intensive të shiut, ja si paraqitet situata në Qarkun e Shkodrës këtë të diel…

ShkodraWeb 15 November, 2026
horoskopi 26

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 15 nëntor 2026…

ShkodraWeb 15 November, 2026
moti sot 26

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 nëntor 2026…

ShkodraWeb 15 November, 2026

TË FUNDIT

  • Rikthehen telashet me drejtësinë, tashmë në Gjykatën e Lartë, Prokuroria e Apelit ankimoi për Luiz Ejllin 15 November, 2026
  • RAPORTI – Reshjet intensive të shiut, ja si paraqitet situata në Qarkun e Shkodrës këtë të diel… 15 November, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 15 nëntor 2026… 15 November, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 nëntor 2026… 15 November, 2026
  • Asambleja e Partisë Socialiste përjashton Elisa Spiropalin dhe Plarent Ndrecën, votohet nga anëtarët… 14 November, 2026
  • Dënim maksimal për portierin Hezus Ouono, ndërhyrja e tij i mori jetën futbollistit Hezus de Migel… 14 November, 2026
  • Erion Veliaj kërkoi “mocion mosbesimi” për të, kryetari i PS- së Edi Rama e shkarkon si drejtues politik të Tiranës 14 November, 2026
  • “Partia Socialiste është më e madhe se kryetari i saj”, Erion Veliaj kërkon mocion mosbesimi për Ramën 14 November, 2026
  • VIDEO – Policia Rrugore e Shkodrës arreston 4 shoferë, procedon 8 dhe vendos 2006 gjoba për dy javë… 14 November, 2026
  • Çështjet e “nxehta” që pritet të diskutohen, Edi Rama mbledh sot Asamblenë Kombëtare të PS-së… 14 November, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 14 nëntor 2026… 14 November, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 14 nëntor 2026… 14 November, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

luiz ejlli gjykata larte 2026

Rikthehen telashet me drejtësinë, tashmë në Gjykatën e Lartë, Prokuroria e Apelit ankimoi për Luiz Ejllin

ShkodraWeb 15 November, 2026
permbytje theth 2026

RAPORTI – Reshjet intensive të shiut, ja si paraqitet situata në Qarkun e Shkodrës këtë të diel…

ShkodraWeb 15 November, 2026
horoskopi 26

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 15 nëntor 2026…

ShkodraWeb 15 November, 2026
moti sot 26

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 nëntor 2026…

ShkodraWeb 15 November, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.