Divjakë, nxënësit kultivojnë bimë bio në serë, lule, fidanë dhe bimë mjekësore

Arsim | 1 minutë më parë

Në Këmishtaj të Divjakës, nxënësit e shkollës “Koli Allkanjari” kanë kthyer një serë mësimore në një hapësirë pune dhe krijimtarie. Përmes kultivimit të fidanëve bio, luleve dhe bimëve mjekësore, ata zbatojnë në praktikë njohuritë e marra në klasë, duke u njohur nga afër me procesin e rritjes dhe kujdesit për bimët.

“Kjo është një serë që e ka organizuar grupi i QQK-së. Mbas mësimit ne gjithmonë vijmë këtu edhe mbjellim lule, rregullojmë mjedisin edhe mundohemi që ta sigurojmë sa më shumë fonde për shkollën duke i shitur këto bimë”, tha Ita Tafa, nxënëse.

“Sera është një investim për shkollën, ku me anë të këtyre të ardhurave investojmë për materialet që na nevojiten”, u shpreh mësuesja Irena Derka.

Për nxënësit e apasionuar pas biologjisë, kjo serë është shndërruar në një mjedis ku ndërthuren mësimi, praktika dhe sipërmarrja. Fidanët që kultivohen shtohen në vazhdimësi dhe një pjesë e tyre tregtohen ne fundjave.

Të ardhurat e siguruara nga shitjet përdoren për të përmbushur nevojat e shkollës, si dhe për të zgjeruar më tej kultivimin dhe shtimin e llojeve të reja të bimëve. Ky aktivitet u jep nxënësve mundësinë të zhvillojnë aftësi praktike, të kujdesen për mjedisin dhe të kuptojnë vlerën e punës së tyre.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme