Loris Qose fiton medaljen e 12-të, këtë herë të artë në ASEF 2026
Një tjetër sukses ndërkombëtar për nxënësin Loris Qose nga Cërriku. Ai ka fituar medaljen e 12-të në karrierën e tij, këtë herë të artë, në ASEF 2026, në kategorinë Histori–Gjeografi.
Qose është vlerësuar me çmimin Gold Award për projektin kërkimor “Harmonia e Kozmosit: Arkitektura Hapësinore dhe Mekanika Orbitale e Sistemit tonë Diellor”.
Përmes një postimi, nxënësi ka ndarë emocionet për këtë arritje, duke falënderuar mbikëqyrësen e projektit, Denada Canaj, si dhe akademikët Mimoza Hafizi dhe Elisabeta Peti për mbështetjen dhe orientimin shkencor. Mirënjohje ka shprehur edhe për mësuesen e matematikës, Flutura Hoxholli.
Nxënësi i shkollës “7 Marsi” në Cërrik është shpallur më herët fitues i vendit të parë në Matematikë dhe vendit të tretë në Kimi në olimpiadën ndërkombëtare “Neo Science Olympiad”, të zhvilluar në Orlando të SHBA-së.
Medalja e 12-të konfirmon një tjetër arritje në rrugëtimin e tij në fushën e dijes dhe kërkimit shkencor.
Gjendet i pajetë brenda makinës një 39-vjeçar në Tiranë, policia nis hetimet
Hodhën vezë dhe sende të forta drejt automjeteve të personaliteteve të larta shtetërore, dy të arrestuar në Durrës
Mjegulla përfshin Juglindjen, vështirësi në qarkullimin rrugor në disa akse nacionale
- 15:53 Boris Johnson tha se Lavrov e detyroi të pinte vodka, i përgjigjet Zakharova: Kishe edhe verë përpara
- 15:10 Gjendet i pajetë brenda makinës një 39-vjeçar në Tiranë, policia nis hetimet
- 15:04 Sulm me dronë në Detin e Zi, goditen tre anije tregtare pranë brigjeve të Rumanisë
- 14:57 Sulm kibernetik në Francë, ekspozohen të dhënat personale të 22 milionë personave
- 14:45 Valë protestash në Skoci kundër qendrave të të dhënave të inteligjencës artificiale
- 14:35 Hodhën vezë dhe sende të forta drejt automjeteve të personaliteteve të larta shtetërore, dy të arrestuar në Durrës