Tiranë/ Kishte dalë ‘shëtitje’ në rrugën e fshatit me pushkë në krah, prangoset 17 - vjeçari

09:57, 15/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lëvizte në rrugën e fshatit “Allgjatë”, i armatosur me një pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari nga policia e kryeqytetit.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/Finalizohet një tjetër operacion kundër armëmbajtjes pa leje.

Lëvizte në rrugën e fshatit “Allgjatë”, i armatosur me një pushkë dhe 140 fishekë luftarakë, arrestohet 17-vjeçari.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që lëvizte i armatosur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin policor të koduar “Guns 3”, në kuadër të të cilit u ndërhy për të ndaluar shtetasin e dyshuar, në rrugën e fshatit “Allgjatë”.

Konkretisht, u vu në pranga shtetasi i mitur 17 vjeç, banues në Vaqarr, i cili u kap në flagrancë duke lëvizur me një armë zjarri të dyshuar pushkë, gjysmëautomatike, si dhe 140 fishekë luftarakë, të cilat i posedonte pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco