BDI akuzon OBRM-PDUKM-në dhe VLEN-in për vendimet mbi Alta Bankën: Përgjegjësinë mos ia kaloni të tjerëve

BDI i është përgjigjur VLEN-it për akuzat që lidhen me shitjen e aksioneve shtetërore në “Banka Ekonomike” të Manastirit. Sipas BDI-së, këto akuza synojnë të largojnë vëmendjen nga përgjegjësia e Qeverisë aktuale.

Partia pretendon se hyrja e Alta Bankës nga Beogradi në tregun maqedonas u mundësua nga vendime të marra gjatë qeverisjes së OBRM-PDUKM-së dhe VLEN-it. BDI thotë se kishte paralajmëruar për rreziqet e mundshme para se banka të hynte në Maqedoninë e Veriut, duke ngritur publikisht dyshime për lidhjet e saj me të ashtuquajturën “Bota Serbe”. Sipas saj, qeveria e OBRM-PDUKM-së dhe funksionarët e VLEN-it nuk i morën parasysh paralajmërimet, por i hapën rrugën bankës që BDI e quan banka e Vuçiqit.

Të lidhura

None found

Në reagim, BDI shprehet se, tani që po ngrihen dyshime për prapavijën e kësaj çështjeje, funksionarët e VLEN-it sillen sikur nuk kanë pasur dijeni, nuk kanë parë dhe nuk kanë dëgjuar asgjë. Megjithatë, sipas partisë, nënshkrimet e tyre gjenden në dokumentet e vendimeve përkatëse.

BDI shton se funksionarët e VLEN-it në qeverinë e OBRM-PDUKM-së nuk mund të marrin pjesë në vendimmarrje e më pas të mbajnë qëndrim si opozitë kur u kërkohet llogari. Ajo këmbëngul se i kishte paralajmëruar, se ata ishin në dijeni, morën vendimet dhe vendosën firmat, ndaj nuk duhet ta kërkojnë fajtorin diku tjetër. Sipas BDI-së, Alta Banka nuk erdhi vetë: derën ia hapën ata dhe përgjegjësinë për të nuk mund t’ua lënë të tjerëve.


Shtuar më 15.11.2026 16:13

grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobet