Humbje e rëndë për sportin shqiptar, ndahet nga jeta në moshën 38-vjeçare bilardisti Fogert Kallopi

Një lajm i trishtë vjen nga sporti shqiptar. Bilardisti Fogert Kallopi është ndarë nga jeta në moshën vetëm 38-vjeçare, duke lënë pas dhimbje te familjarët, miqtë dhe komuniteti sportiv.
Lajmi është bërë i ditur nga Federata Shqiptare e Bilardos dhe Snookerit, e cila ka shprehur ngushëllimet për humbjen e parakohshme të sportistit.
Kallopi ka përfaqësuar ndër vite ekipin e Lushnjës, ndërsa ka qenë gjithashtu pjesë e ekipit kombëtar, duke dhënë kontributin e tij në sportin e bilardos në Shqipëri.
Federata e ka kujtuar me respekt për pasionin dhe përkushtimin ndaj këtij sporti, duke e cilësuar ndarjen e tij nga jeta si një humbje të dhimbshme për komunitetin e bilardos shqiptare.
NJOFTIMI NGA FEDERATA SHQIPTARE E BILARDOS
Me hidhërim të thellë, Federata Shqiptare e Bilardos & Snookerit njofton ndarjen nga jeta të bilardistit Fogert Kallopi, në moshën 38-vjeçare.
Fogerti ka përfaqësuar ekipin e Lushnjës dhe ka qenë anëtar i ekipit kombëtar. Ai do të kujtohet me respekt për pasionin dhe kontributin e tij në sportin e bilardos. Ndarja e tij e parakohshme nga jeta është një humbje e dhimbshme për familjen, miqtë dhe komunitetin e bilardos shqiptare.
Federata i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kallopi, të afërmve dhe miqve të tij, duke u bashkuar me dhimbjen e tyre në këto momente të vështira.




