Për arsye sigurie, ndalohet zyrtarisht zotërimi i dronëve në Pekin

15 Nëntor 2026 | 16:29

Qeveria kineze ka ndaluar posedimin e dronëve në Pekin, duke përmendur arsye sigurie, që nga data 15 nëntori.

Ky ndalim ka të bëjë me të gjithë sipërfaqen prej 16,410 kilometrash katrorë të Pekinit, mbulon si qendrën e urbanizuar ashtu edhe zonat e saj të gjera rurale dhe malore.

Autoritetet e kryeqytetit kinez, të cilat kishin ndaluar tashmë shitjen dhe fluturimin e dronëve që nga fillimi i vitit 2026, njoftuan në mesin e shtatorit se nga 15 nëntori do të ndalonin madje edhe posedimin e avionëve pa pilot, me qëllim që të “garantonin sigurinë” e Pekinit.

Si pasojë, pronarët e dronëve do të duhet të ndahen prej tyre duke i shitur në pikat e miratuara të blerjes ose nëpërmjet internetit, ose duke i transportuar jashtë Pekinit.

Kryeqyteti i Kinës është selia e qeverisë, zyrtarëve të lartë dhe selisë së Partisë Komuniste. Për këto arsye, në Pekin, i cili ka një popullsi prej 22 milionë banorësh, janë vendosur masa shumë të rrepta sigurie.

Vlen të përmendet se shqetësimet në lidhje me sigurinë e hapësirës ajrore u ringjallën në qershor, kur një aeroplan i vogël privat u përplas me rrokaqiellin më të lartë të qytetit, duke vrarë pilotin dhe duke plagosur 13 persona.

Autoritetet e Pekinit kanë ndaluar shitjen e dronëve në kryeqytet që nga maji i vitit 2026. Pronarëve u kërkohej të regjistronin pajisjet e tyre tek autoritetet, por u lejohej t’i mbanin ato.

Ata që ende zotërojnë dronë në Pekin tani përballen me rrezikun e gjobave dhe konfiskimit të pajisjeve të tyre.

Përjashtimet për fluturimet me dronë mund të jepen për qëllime specifike, të tilla si antiterrorizmi, zbatimi i ligjit, operacionet e shpëtimit emergjent, bujqësia ose kërkimi shkencor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes debatit për dëbimin e afganëve, ligjvënësit amerikanë shtyjnë përpara ligjin për mbrojtjen e tyre

Planet e SHBA-së për të dëbuar 150 afganë drejt vendit të tyre përmes Pakistanit kanë sjellë frikë për sigurinë e tyre dhe kanë nxitur një...
16:21 | 15/11/2026

Trump: Kongresi duhet të miratojë fondet për sistemin e ri të kontrollit të trafikut ajror

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka theksuar këtë të diele se Kongresi duhet të miratojë fondet për modernizimin e sistemit të kontrollit të trafikut ajror...
16:16 | 15/11/2026

Boris Johnson tha se Lavrov e detyroi të pinte vodka, i përgjigjet Zakharova: Kishe edhe verë përpara

Përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka reaguar ndaj deklaratave të ish-kryeministrit britanik Boris Johnson, i cili pretendoi se gjatë një takimi...
15:53 | 15/11/2026