FOTO/ Publikohen formacionet zyrtare të Bjellorusi-Shqipëri, Maran zgjedh zëvendësuesin e Muçit

FOTO/ Publikohen formacionet zyrtare të Bjellorusi-Shqipëri, Maran zgjedh zëvendësuesin e Muçit

16:54, 15/11/2026

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot përballë Bjellorusisë ndeshjen e saj të fundit në Grupin C1 të Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë luajnë në Budapest duelin vendimtar për fatin e grupit me mungesën e Ernest Muçit të dëmtuar, si dhe të Ylber Ramadanit të pezulluar.

Për të zëvendësuar mesfushorin me tipare mbrojtëse, Maran ka zgjedhur Julian Shehun.

Ndërkohë, në vend të Muçit, në ndihmë të Manajt është vendosur Arbër Hoxha, i spostuar më majtas.

Ndërsa Laçi kalon djathtas ku vepronte Muçi pak ditë më parë përballë Finlandës.

Sfida në Budapest nis në orën 18:00, teksa tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco