Shqipëria me dy ndryshime ndaj Bjellorusisë, publikohet formacioni

Shqipëria zbret sot në fushë për një nga sfidat më të rëndësishme të këtij edicioni të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë përballen me Bjellorusinë në ndeshjen e fundit të grupit C1, me objektivin për të siguruar vendin e parë dhe kalimin në Ligën B.
Pak minuta më parë janë publikuar formacionet zyrtare të të dyja skuadrave. Trajneri Rolando Maran ka bërë dy ndryshime në 11-shen kuqezi, të diktuara nga mungesat e Ylber Ramadanit, i pezulluar për shkak kartonësh, dhe Ernest Muçit, i cili nuk ia ka dalë të rikuperohet nga dëmtimi.
Në vendin e Ramadanit do të luajë Juljan Shehu, ndërsa Arbër Hoxha merr vendin e Muçit në repartin ofensiv.
Kuqezinjtë vijnë në këtë përballje me 12 pikë pas pesë ndeshjeve dhe një pikë do t’u mjaftonte për të siguruar vendin e parë në grup.
Përballja zhvillohet në Budapest, duke nisur nga ora 18:00.
Formacioni zyrtar:
Portier: Berisha
Mbrojtës: Ismajli, Gjimshiti, Mitaj
Mesfushorë: Pilo, Shehu, Asllani, Hysaj
Sulmues: Laçi, Hoxha; Manaj





