Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ndërprerja e shërbimeve të Microsoft mund të ketë kushtuar 7 miliardë dollarë

    Publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë, ja 11-shja që hedh në fushë Rolando Mara

    Shmangie sanksionesh, BE goditi flotën sekrete ruse në Mesdhe

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Ndërprerja e shërbimeve të Microsoft mund të ketë kushtuar 7 miliardë dollarë
    Botë

    Ndërprerja e shërbimeve të Microsoft mund të ketë kushtuar 7 miliardë dollarë

    November 15, 2026

    Pas më shumë se 24 orësh ndërprerjeje të shërbimeve, Microsoft njoftoi rikthimin e plotë të tyre, duke i dhënë fund një prej shkëputjeve teknologjike më të gjera të kohëve të fundit, nga e enjtja në mbrëmje dhe gjatë gjithë së premtes. Sipas vlerësimeve, mund të jenë prekur rreth 430 milionë përdorues. Kostoja e dëmeve, ndoshta 7 miliardë dollarë.

    Rreth 20 shërbime brenda Microsoft 365-ës përfshirë Outlook-un, Teams-in dhe Copilot-in, u prekën nga ky problem. Ato janë bërë të domosdoshme për funksionimin e përditshëm të miliona aktiviteteve profesionale. Ndërprerja i pengoi shumë përdorues të kishin akses në postën elektronike, të merrnin pjesë në takime online dhe të përdornin aplikacione thelbësore për punën e tyre.

    Çështja e kompensimit

    Për kompanitë e prekura, rikuperimi i humbjeve aktuale mund të jetë i ndërlikuar. Sfida kryesore qëndron në kushtet kontraktuale dhe kufizimet e natyrshme në mbulimin e sigurimit.

    “Eshtë thelbësore të bëhet dallimi midis një polise sigurimi për sulme kibernetike dhe mbulimit të projektuar enkas për ndërprerjen e biznesit, sidomos kur problemi buron nga një ofrues i jashtëm i teknologjisë.”

    Në Kolorado të SHBA-ve, ndërprerja e sistemeve online për pagesën e garancisë pasurore i detyroi disa individë të shkonin personalisht në qendrat e paraburgimit, që të paguanin për lirimin e tyre.

    Rreziku i përqendrimit teknologjik:

    Kur mijëra organizata mbështeten në të njëjtën infrastrukturë, një incident i vetëm sjell pasoja të njëkohshme në shkallë ndërkombëtare.

    Kjo çështje prek edhe tregun e sigurimeve, që tani detyrohet të rishqyrtojë modelet e tij të vlerësimit të rrezikut, kufijtë e mbulimit dhe menaxhimin e ekspozimeve të përgjithshme.

    Microsoft miliardë Ndërprerja Shërbimeve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ndërprerja e shërbimeve të Microsoft mund të ketë kushtuar 7 miliardë dollarë

    November 15, 2026

    Publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë, ja 11-shja që hedh në fushë Rolando Mara

    November 15, 2026

    Shmangie sanksionesh, BE goditi flotën sekrete ruse në Mesdhe

    November 15, 2026

    Buxheti 2027, 4 mijë kredi të lehtësuara për çiftet e reja për blerjen e banesës së parë

    November 15, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Tri shenja të horoskopit po hyjnë në një kapitull të ri, pasi kuptuan çfarë duhet të lënë pas

    Yjet paralajmërojnë një të diel plot të papritura: Disa mundësi të papritura janë më pranë se kurrë

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.