Maran zgjedh 11-shen për ndeshjen me Bjellorusinë

Kombëtarja | 3 minuta më parë

Përfaqësuesja kuqezi, gati për sfidën me Bjellorusinë, e fundit në Grupin C1 të Ligës së Kombeve. Trajneri Maran ka zgjedhur dhe 11-shen që do të zbresë në fushën e lojës që nga minuta e parë.

Në qendër të mbrojtjes janë Gjimshiti dhe Ismajli, ndihmuar nga krahët nga Hysaj e Mitaj. Në mesfushë, Asllani mbështetet nga Pilo e Shehu, i cili zëvendëson Ramadanin e pezulluar.

Sulmu i është besuar Manajt, i mbështetur nga Laçi dhe Hoxha, që zëvendëson Muçin e dëmtuar.

Ndeshja luhet në Budapest, në stadiumin në stadiumin “Illovszky Rudolf Stadion” duke nisur nga ora 18:00.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme