Ebola në Kongo, rreth 3 mijë persona shërohen nga virusi, mbi 5,400 viktima nga shpërthimi

15 Nëntor 2026 | 17:22

Rreth 3,000 persona janë shëruar nga virusi Ebola në Republikën Demokratike të Kongos dhe janë kthyer pranë familjeve të tyre, bëri të ditur të dielën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ndërsa vendi po përballet me shpërthimin më të madh të regjistruar ndonjëherë të kësaj sëmundjeje.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, vlerësoi punën e mjekëve, infermierëve, punonjësve shëndetësorë në komunitet, gjurmuesve të kontakteve dhe ekipeve të varrimit, të cilët po punojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira për të shpëtuar jetë.

Në një reagim në rrjetin social X, Tedros theksoi se, pavarësisht sfidave të mëdha, përpjekjet e autoriteteve vendase dhe partnerëve ndërkombëtarë po japin rezultate.

Sipas tij, transmetimi i virusit po ngadalësohet në disa prej zonave ku shpërthimi u shfaq fillimisht, ndërsa po përparojnë edhe provat klinike, përfshirë studimin Tumaini dhe zhvillimin e kandidatëve të rinj për vaksina.

OBSH e shpalli shpërthimin e Ebolës, të shkaktuar nga virusi Bundibugyo në Republikën Demokratike të Kongos, një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar rreth gjashtë muaj më parë.

Që prej asaj kohe, në vend janë regjistruar më shumë se 11 mijë raste të konfirmuara dhe rreth 5,400 viktima. Sëmundja është përhapur në 67 zona shëndetësore, në tetë provinca të vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merkel: Nëse nuk do të ishin negociatat me Putinin, Ukraina siç është sot mund të mos ekzistonte më

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbrojtur vendimin e saj për të zhvilluar negociata me presidentin rus Vladimir Putin në vitin 2015, duke theksuar se në...
16:53 | 15/11/2026

U përpoq të hynte me not në Jordani, arrestohet nga autoritetet: I infiltruar nga Izraeli

Autoritetet jordaneze kanë arrestuar një person që u përpoq të hynte në Jordani duke notuar nga Izraeli nëpërmjet Detit të Kuq. Në një deklaratë, duke...
16:44 | 15/11/2026

Ish-ministri gjerman, Hubertus Heil kandidon për kryesinë e SPD-së

Ish-ministrI federal gjerman i punës, Hubertus Heil po kandidon për udhëheqjen e Partisë Socialdemokrate (SPD) , e cila pritet të zgjedhë dyshen e saj të...
16:36 | 15/11/2026