Voyager 1 arrin një moment historik në hapësirë, bëhet objekti i parë njerëzor një ditë drite larg Tokës

15 Nëntor 2026 | 17:25

Sonda hapësinore Voyager 1 e NASA-s pritet të shënojë një moment historik të mërkurën, më 18 nëntor, duke u bërë objekti i parë i krijuar nga njeriu që arrin distancën e një dite drite nga Toka, gati pesë dekada pas nisjes së saj.

Sipas NASA-s, anija kozmike do të arrijë një distancë prej rreth 25.9 miliardë kilometrash nga planeti ynë, në orën 10:16 GMT.

Kjo distancë do të thotë se sinjalet radio do të kërkojnë 24 orë për të udhëtuar nga Toka drejt sondës dhe po aq kohë për t’u kthyer. Kështu, komunikimi me Voyager 1 do të ketë një vonesë minimale prej 48 orësh për një përgjigje vajtje-ardhje.

E lëshuar më 5 shtator 1977, Voyager 1 kishte si mision fillestar eksplorimin e Jupiterit dhe Saturnit, përpara se të vazhdonte udhëtimin drejt hapësirës ndëryjore.

Në shkurt të vitit 1998, ajo u bë objekti më i largët i krijuar nga njeriu, duke kaluar sondën Pioneer 10 të NASA-s. Ndërsa në gusht të vitit 2012, kaloi kufirin e heliosferës dhe hyri në hapësirën ndëryjore, duke u bërë sonda e parë që arriti këtë objektiv.

Së bashku me binjaken e saj, Voyager 2, ajo mbetet e vetmja anije kozmike që ka operuar përtej heliosferës, rajonit të hapësirës që ndikohet nga grimcat dhe fushat magnetike të Diellit.

Pavarësisht se ka kaluar më shumë se 49 vjet në hapësirë, Voyager 1 vijon të mbledhë të dhëna shkencore. Ndërkohë, inxhinierët e NASA-s po punojnë për të zgjatur jetëgjatësinë e saj, pasi furnizimi me energji po pakësohet gradualisht.

Për të shënuar këtë arritje historike, NASA ka ftuar njerëz nga e gjithë bota të marrin pjesë në aktivitetin “Shine Bright for Voyager’s Light-Day”, të martën më 17 nëntor. Pjesëmarrësit ftohen të ndezin dritat drejt qiellit pas perëndimit të diellit, në nderim të një prej misioneve më jetëgjata dhe më të rëndësishme të eksplorimit hapësinor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ebola në Kongo, rreth 3 mijë persona shërohen nga virusi, mbi 5,400 viktima nga shpërthimi

Rreth 3,000 persona janë shëruar nga virusi Ebola në Republikën Demokratike të Kongos dhe janë kthyer pranë familjeve të tyre, bëri të ditur të dielën...
17:22 | 15/11/2026

Merkel: Nëse nuk do të ishin negociatat me Putinin, Ukraina siç është sot mund të mos ekzistonte më

Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbrojtur vendimin e saj për të zhvilluar negociata me presidentin rus Vladimir Putin në vitin 2015, duke theksuar se në...
16:53 | 15/11/2026

U përpoq të hynte me not në Jordani, arrestohet nga autoritetet: I infiltruar nga Izraeli

Autoritetet jordaneze kanë arrestuar një person që u përpoq të hynte në Jordani duke notuar nga Izraeli nëpërmjet Detit të Kuq. Në një deklaratë, duke...
16:44 | 15/11/2026