Dy protestues u arrestuan dhe nëntë të tjerë i proceduan penalisht pasi goditën me vezë eskortën e kryeministrit Edi Rama ndërsa po udhëtonte drejt Gjirit të Lalëzit ku do të mbahej Asambleja e Përgjithshme e Partisë Socialiste. Të ndaluarit janë 28-vjeçari Albi Dema dhe 37-vjeçari Edison Likaj, të dy nga Tirana. Ata akuzohen për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.