Aeroporti i Ohrit këtë vit do të arrijë ndërmjet 370.000 dhe 400.000 udhëtarë përkundër 130.000 udhëtarëve të paraparë deri në vitin 2030, thotë zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

Siç njoftoi në profilin e tij në Fejsbuk, në dy aeroportet, atë të Shkupit dhe të Ohrit, këtë vit jemi afër 4.000.000 udhëtarë, që është rritje e konsiderueshme në krahasim me 2.400.000 udhëtarët në vitin 2024.


“Politikat e qarta të drejtuara drejt mbështetjes nga kjo Qeveri dhe lidhjet e reja që kemi hapur kanë kontribuar në rritje të konsiderueshme të numrit të turistëve, ndërsa kështu po përmirësojmë edhe ekonominë lokale”, deklaron Nikolloski.