Goditën me vezë eskortën e Ramës në Durrës, arrestohen dy persona

Policia e Durrësit ka arrestuar dy shtetas dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë nëntë të tjerë, pasi qëlluan me vezë në drejtim të eskortës së kryeministrit Edi Rama.

Incidenti ka ndodhur më 14 nëntor, rreth orës 10:00, në Kameras, në aksin rrugor Maminas–Gjiri i Lalzit, kur një grup personash ka tentuar të bllokojë rrugën dhe ka hedhur vezë e sende të forta në drejtim të eskortës së kryeministrit.

Për veprën penale “goditje për shkak të detyrës” janë arrestuar E. L. (28) dhe A. D. (37), banues në Tiranë. Ndërsa për veprën penale “prishja e qetësisë publike” janë proceduar penalisht në gjendje të lirë: E. P. (33), D. G. (50), O. D. (34), M. C. (28), L. A. (24), I. R. (31), N. S. (23) dhe J. S. (25), të gjithë banues në Tiranë dhe I. Ll. (27), banues në Fier.

Materialet procedurale janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila do të vazhdojë me hetimet.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika