Braci: Europa jashtë tryezës së negociatave, Putin synon krijimin e një ‘Jalte’ të re

17:35, 15/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Melisa Braci, e ftuar në një lidhje Skype në Syri TV, deklaroi se Europa ka humbur rolin e saj në zhvillimet ndërkombëtare dhe rrezikon të mbetet jashtë tryezës së negociatave për Ukrainën.

Braci tha se objektivi kryesor i Putin është krijimi i një “Jalte” të re, ndërsa vendet europiane që mund të marrin pjesë në negociata do të përfaqësojnë interesat e tyre kombëtare dhe jo një qëndrim të përbashkët të Bashkimit Europian.

Ajo theksoi se kjo situatë është veçanërisht problematike, pasi rreth 70 për qind e mbështetjes financiare dhe ushtarake për Ukrainën vjen nga Bashkimi Europian, i cili deri më tani ka mbajtur qëndrim kundër negociatave të drejtpërdrejta me Vladimir Putin.

Pjesë nga intervista:

Po e nis nga Italia, meqë këtu kam lidhje më të fortë. Si fillim, duhet ta shohim situatën që para nisjes së sulmeve të vazhdueshme. Pra, ndodhej një situatë në të cilën kishte shumë kryengritje, le të themi, dhe revolta të brendshme, duke ardhur me radhë te studentët, që nuk kanë aspak lidhje me protestat e tjera në vendet e tjera.

Këtu janë protesta të bazuara, të iniciuara nga disa organizata ose nga bindje fetare, edhe bindje politike, gjithashtu edhe bindje shtetërore, nacionaliste nga emigrantët.

Që pastaj u sollën në formën e një proteste studentore dhe, po ta shohim emailin që është shpërndarë në të gjitha rrjetet sociale dhe në rrjetet e shkollave, në atë email kemi një emërues, një fjalë që tregon shumë, bën një miks, mbase edhe për të mos kuptuar, ose për të dhënë sinjale dezinformimi dhe shpërqendrimi, edhe një miksim të një fjale që vjen nga arabishtja ose persishtja.

Gjithashtu, emaili vjen nga një domain në Tajvan. Pra, janë tre pika kyçe, tre baza që një njeri mund të ketë shumë mendime të ndryshme. Pra, vjen nga Rusia, mbase edhe nga Tajvani apo Lindja e Mesme.

Megjithatë, duke e parë në vazhdën ose në perimetrin e të gjithë Europës dhe sulmeve të kësaj kohe, më së shumti unë besoj se mund të vinte nga Rusia, edhe duke parë që ndodhej e gjitha në ato ditë të negociatave mes SHBA-së dhe Rusisë, gjithashtu edhe Ukrainës.

Megjithatë, mbetet për t'u parë. Mund të jetë edhe një mënyrë shpërqendrimi ose një mënyrë për të rënë besimi te qeveria aktuale, por nga gjithë kjo valë sulmesh hibride u legjitimua ajo që kemi thënë shumë kohë më parë: që Europa tashmë ka humbur rolin e saj, ka humbur karrigen e saj në tryezat e saj dhe po ndodh ajo që unë e kam parashikuar që ditën e parë të sulmeve në Ukrainë, që Putini, objektiv kryesor, ka krijimin e një Jalte tjetër.

Megjithatë, problemi është se, dakord që po bëhet dhe do të bëhet kjo Jaltë, problemi është se kush është aty i ulur. Por, me sa po shohim, Europa si Bashkim Europian nuk e zë atë vend si një entitet i shteteve, por mund të kemi disa shtete europiane që mund të ulen, por do të përfaqësojnë interesat e atij shteti.

Edhe shtetet që flitet deri tani se mund të jenë pjesë e tryezës janë shtete që kanë mendime të ndryshme sa i përket luftës në Ukrainë, mbështetjes apo edhe marrëdhënieve thjesht ndërshtetërore me Rusinë.

Sipas meje, sot dëgjova Lavrovin, ministrin e Jashtëm rus, të thoshte diçka që, edhe pse nuk vlen nga kush është thënë, vlen ajo që është thënë: Europa e tha që treni po niset, kështu që vendosi të hipë në stacionin e fundit.

Sepse deri më tani ishte Europa ajo që nuk kërkonte dialog me Rusinë. Ajo ishte mbështetësja kryesore. Rreth 70 për qind e mbështetjes monetare dhe ushtarake që i vjen Ukrainës është nga Bashkimi Europian. Pra, ishte vetë Bashkimi Europian që nuk donte dhe nuk kërkonte negociata me Putinin, duke qenë se e quan një vrasës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco