Pochettino e nis me surpriza, zbulohet përforcimi i parë që ka kërkuar për merkaton e janarit

15 Nëntor 2026
17:44
Telesport
back button

Mauricio Pochettino nuk ka humbur kohë për të identifikuar pikat e dobëta te Manchester United dhe tashmë dihet që reparti që ka më shumë probleme është mbrojtja.

Pikërisht për të forcuar këtë repart, Pochettino ka kërkuar nga drejtuesit e klubit të ndërhyjnë gjatë merkatos së janarit. Pochettino ka vlerësuar shpejt grupin e lojtarëve katual dhe e konsideron afrimin e një mbrojtësi të ri qendror si prioritet kryesor.

Sipas The Telegraph, mbrojtësi i Fulham, Calvin Bassey, ka dalë si një kandidat i papritur për të forcuar mbrojtjen e brishtë të Manchester United. Nigeriani që mban edhe shiritin e kapitenit te klubi londinez është në vitin e fundit të kontratës, me mundësinë e rinovimit edhe për një vit tjetër.

Megjithatë, largimi i tij nga Fulham në mes të sezonit nuk do të jetë aspak i lehtë. Vlera e tij në treg sipas Transfermarkt është 28 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit