Sport

‘Kjo ndodh kur nuk respekton një idhull’/ Ish futbollisti i Benfica mbron Ronaldon dhe nuk kursehet ndaj kombëtares portugeze

Portugalia humbi në ndeshjen e së shtunës ndaj Danimarkës me rezultatin e thellë 1-4 dhe Joao Victor, ish futbollisti i Benficas përfitoi nga rasti për të kritikuar kombëtaren portugeze në ndeshjen e parë të epokës post-Ronaldo.

Braziliani që aktualisht luan në Ruso me CSKA e Moskës doli me një postim në Instagram ku shfaqej rezultati 0-4 deri në minutën e 75 të shoqëruar me një mesazh të qartë. ‘Kjo ndodh kur nuk respekton një idhull’-shkruante Joao Victor, duke iu referuar asaj që ndodhi në muajin e kaluar me yllin portugez. Domëthënia e kësaj frazë hapi sërish debatë në lidhje me statusin e Cristiano Ronaldo brenda kombëtares portugeze.

Humbja ishte e dhimbshme më shumë për faktin se u zhvillua në Braga përballë publikut portugez dhe se është humbja e parë e Jorge Jesus si trajner i Portugalisë që nga momenti që ai mori detyrën. Por pavarësisht kësaj humbjeje, Portugalia është e kualifikuar për në çerekfinale të Nations League dhe ndaj Uellsit i mjafton barazimi për ta mbyllur këtë edicion si fituese e grupit.