Sport

Edon Zhegrova ndan rrugët me Juventusin? Klubet që janë në gjurmët e talentit të Kosovës

Aventurës së Edon Zhegrovës te Juventusi duket se po i vjen fundi. Sipas të përditshmes torineze Tuttosport, futbollisti i kombëtares së Kosovës është në krye të listës së lojtarëve që mund të largohen që në merkaton e muajit janar.

Mesfushori me tipare sulmuese kërkon që të luajë më shumë dhe një largim i tij mund të shtoje bilancin e klubit në qershor me 9 milionë euro, shifër kjo që do të përbënte edhe një plusvalencë për klubin torinez.

Në gjurmët e ish futbollistit të Lillë duket se është vënë sërish Al Ittihad, që kërkon të zëvendësoje Fernandes të dëmtuar me klubin arab që e tentoi edhe në gusht futbollistin dardan, por pa sukses.

Ndërsa në Evropë është Monaco që është vigjilente, ndërkohë që pista që të çon te Besiktas duket se është ftohur.