Hartimi i strategjisë për mbështetjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u dënuan në shkallë të parë nga Dhomat e Specializuara në Hagë, po vazhdon në kuadër të grupit të punës të përbërë nga përfaqësues institucionalë dhe të partive politike. Ndonëse anëtarët e këtij grupi kanë konfirmuar se janë ndërmarrë hapa konkretë dhe se ekziston koordinim ndërmjet palëve, përmbajtja e strategjisë dhe veprimet e ndërmarra po mbahen konfidenciale.