“Mora vesh që u dridhe sot”/ Rogert Sterkaj ironizon Luiz Ejllin pas rekursit të Prokurorisë: Çfarë kujtove, se s’kemi shtet?!

Reagimi i Prokurorisë për çështjen gjyqësore të Luiz Ejllit ka marrë edhe vëmendjen e Rogert Sterkajt, i cili nuk ka kursyer ironinë në rrjetet sociale.

Pasi u bë e ditur se Prokuroria ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit që e shpalli të pafajshëm këngëtarin për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, duke paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, Sterkaj ka publikuar një foto-montazh të Luizit pas hekurave.

Të lidhura

None found

Krahas imazhit, ai ka shoqëruar postimin me një mesazh ironik, duke iu drejtuar këngëtarit me nofkën “Biondo”.

“Mora vesh që u dridhe sot! Çfarë kujtove, Biondo, se në Shqipëri s’kemi shtet?!”, shkruan Sterkaj.

Ai vijon me një tjetër koment, duke bërë krahasim mes anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe atyre të Apelit, ndërsa në fund e mbyll reagimin me shprehjen “Free Biondi!”.

Kujtojmë se Luiz Ejlli u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit më 8 maj 2025, pasi më herët ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Fier me një vit burgim.

Tashmë, çështja është rikthyer në vëmendje pas rekursit të Prokurorisë dhe pritet të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë më 24 nëntor.


Shtuar më 15.11.2026 18:03

grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişpadişahbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobet telegram